Pandemia

Prej muajit mars deri në muajin shtator të vitit 2020, sikur edhe të gjitha institucionet tjera arsimore, edhe çerdhja YJET nuk ka funksionuar, me vendim të sjellë nga Qeveria dhe institucionet shëndetësore të vendit tonë. Gjatë kësaj periudhë është bërë përpjekje që kontakti me fëmijët të mos shkëputet tërësisht, andaj edhe janë realizuar një sërë takime dhe aktivitete online. Me këtë rast, fëmijët kanë dërguar edhe plot fotografi të aktiviteteve të realizuara në shtëpitë e tyre.